Vjosa Osmani

Vjosa Osmani - Foto Jetmir Hoxha/Kallxo.com

Urimi i presidentes Osmani për Kurban Bajram

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Presidentja Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Kurban Bajrami është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën. Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë”

“Derisa sot mblidhemi së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë. Me shpresën që kjo festë të sjellë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati, ju uroj edhe një herë me fat Kurban Bajramin”- thuhet në urimin e presidentes.