Albulena Haxhiu: Qasja e BE-së ndaj Kosovës duhet të ndryshojë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se deklarata e përfaqësueseve të BE-së që në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi të përfshihet edhe Trepça është skandaloze.

“Deklarata të papranueshme madje skandaloze. Ne nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që pasuritë tona kombëtare, në këtë rast siç është Trepça të kontestohet pronësia ose të vihen në pazare. Qasja e tillë e BE-së duhet të ndryshojë urgjentisht. Pa drejtësitë duhet të marrin fund”, tha Haxhiu për KALLXO.com

Ndryshe, në lidhje me këtë deklaratë pati reagime të shumta në vend nga kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duke e kundërshtuar fuqishëm këtë.

https://kallxo.com/veseli-deklaratat-e-be-se-kane-rrenuar-cdo-perspektive-te-dialogut/

https://kallxo.com/ministri-i-haradinajt-trepca-nuk-guxon-te-jete-teme-e-diskutimit-ne-dialog/

https://kallxo.com/haradinaj-per-trepcen-be-se-i-ka-humbur-rruga-ne-oborr/