Albin Tahiri. Foto: Facebook

Albin Tahiri, Ditëlindja në Shteg të Skijimit në Lojërat Olimpike

Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, do të garojë nesër në ditën kur do të mbush 29 vjet, në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat po mbahen në Korenë e Jugut.

Albini do të garojë në disiplinën e lëshimit, e cila ishte paraparë të mbahej të dielën (11 shkurt), por për shkak të erërave të forta ishte shtyrë për 15 shkurt. Tahiri mbanë numrin rendor 55.

Disiplina e lëshimit llogaritet më e mira për të, andaj urojmë që garuesi ynë i vetëm në LOD PyeongChang 2018, të marrë sërish një rezultat të mirë, njofton Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK).

Të martën, në disiplinën kombinim alpin, Albini u rendit në vendin e 37-të nga 65 garues, gjë që u vlerësua paraqitje e suksesshme e tij.