Aktiviteti i fëmijëve për problemet e të verbërve - Foto: KALLXO.com

Aktivitet Vetëdijesimi për të Verbrit

Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës ka organizuar sot një aktivitet vetëdijesimi për vështirësitë me të cilat përballen personat e verbër dhe ata me shikim të dobët.

“Ambasadorët e Rinj”, aktivistë të kësaj Qendre, kanë vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit një tendë brenda të cilës kishte errësirë të plotë, në të cilën hynin dhe qëndronin disa minuta qytetarët për të kuptuar konkretisht çka do të thotë të jesh i verbër.

Aktiviteti është organizuar nga Qendra Kulturorë e Fëmijëve të Prishtinës, i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës dhe nga “Yunus Emre Enstitüsü” në Prishtinë.

Kjo ishte dita e dytë e aktivitetit, i zhvilluar nën moton: “A e di si është të jesh i verbër?”.

Aktiviteti per te verbrit foto Kallxo 001