Aktakuzë për Shpëlarje të 170 Mijë Eurove

Në një komunikatë, Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet V.F. nga Prizreni për shpëlarje të parave.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër të pandehurit V.F. nga Prizreni për vepër penale shpërlarje parash,” thuhet në komunikatë.

Sipas prokurorisë këto veprime i akuzuari i kreu që nga viti 2014.

“I pandehuri V.F. gjatë periudhës kohore 2014-2016, ka pranuar mjete monetare nga një person NN. Së pari ka deponuar në xhirollogari personale nënvlerën prej 10,000€, pastaj të njëjtat, menjëherë i ka transferuar për në shtete jashtë Republikës së Kosovës, Kinë, Zvicër etj,” thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri në këtë mënyrë kishte vepruar në 17 raste, ku shuma e transfereve arrin vlerën mbi 170,000€”.

Prokuroria thotë se duke pranuar provizion për këtë transferim që ia mundësoi personin NN të bëjë shpëlarje parash, edhe vetë i akuzuari ka kryer një vepër të tillë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror special i vendit, ndërsa ai sipas komunikatës

I pandehuri, në këtë mënyre, kishte pranuar provizion dhe ia kishte mundësuar personit NN, shpërlarjen e parave, gjë që edhe vet kishte kryer veprën penale “shpërlarje parash”, e paraparë me ligjet e lartcekura.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës, i PSRK-së, i cili ka propozuar Gjykatës, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.