Aksion Kundër Piraterisë së Librave dhe DVD-ve

1 mijë e 325 materiale pirate janë sekuestruara në Gjakovë nga Task Forca kundër Piraterisë dhe Falsifikimit.

Sipas një komunikatë të Ministrisë së Kulturës, janë sekuestruar 446 copë libra dhe 879 DVD me material muzikor dhe filmi të cilat kanë qenë të falsifikuara.

Në komunikatë thuhet se procesi kontrollues dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për të Drejtat e Autorit, nga ana e Task Forcës, respektivisht Inspektoratit të Tregut është zhvilluar në Gjakovë, me datën 23 Qershor 2016, ku është bërë edhe sekuestrimi i materialit pirat.

“Ndaj bizneseve tek të cilat është gjetur materiali pirat, pa leje dhe pa marrëveshje me mbajtësit e të drejtave, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar gjobën përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Task Forca ka kërkuar që të gjithë personat  të cilët pretendojnë së të drejtat e tyre janë duke u shkelur, të drejtohen në organet kompetente, Inspektoratin e Tregut dhe Policinë e Kosovës gjersa ka shtuar se aksione të tilla do të vazhdojnë.

“Task Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit, njofton mbajtësit e të drejtave dhe subjektet të cilat bëjnë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit, se është në veprim dhe do te ndërmarrë aksione të vazhdueshme në treg”, thuhet në komunikatë.

Sipas të dhënave për vitin 2015 nga Dogana e Kosovës markat e tekstilit dhe alkoolit kanë qenë market më të falsifikuara.

http://kallxo.com/markat-e-tekstilit-dhe-alkoolit-te-falsifikuarat/

Kurse në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale e cila është shënuar me 26 prill në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë u patën ekspozuar mallra të falsifikuara.

http://kallxo.com/ekspozite-mallra-te-falsifikuara/