Aksident i Rëndë në Fushë-Kosovë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 8:45 në Fushë-Kosovë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar fotografitë nga vendi i ngjarjes, në aksident janë të përfshira dy vetura, njëra me tabela vendore dhe tjetra me të huaja.

Qytetari ka thënë se në këtë aksident ka edhe të lënduar. Këtë informacion e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia.

Policia dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin afër shkollës fillore “Mihal Grameno”, te mbikalimi.

Nuk dihet shkaktari i aksidentit, në të cilin, siç mund të shihet në foto, njëra veturë është dëmtuar rëndë.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione rreth këtij aksidenti.

aksidenti fk1

 

“Rreth orës 9:00 një aksident ka ndodhur në Fushë-Kosovë, më saktësisht te mbikalimi. Në aksident janë të përfshira dy vetura. Të lënduar në këtë aksident janë tre përsona, një femër dhe dy mashkuj. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe njësitet e trafikut janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes”, ka thënë për KALLXO.com Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

KALLXO.com ka raportuar më herët për aksidentet e shpeshta që ndodhin në të njëjtën rrugë në Fushë-Kosovë.

http://kallxo.com/rruga-e-400-aksidenteve-brenda-nje-viti/