Aksident në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Fushë Kosovë ku të lënduar kanë mbetur dy këmbësorë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti.

Ajo po ashtu ka treguar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut./RTV21