Foto-ilustrim

Aksident me Fatalitet në Magjistralen Prishtinë- Gjilan

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë- Gjilan, saktësisht në hyrje të Graçanicës.

Në këtë aksident ka humbur jetën një këmbësor i moshuar.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Zëdhënësi tha se dyshohet se një automjet e ka goditur një person dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.

“Ndihma e shpejtë ka arritë në vendin e aksidentit dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi rreth të 70-tave. Policia me njësitë relevante të trafikut kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, tha Daut Hoxha për KALLXO.com.