AGK: Emri i Agim Binakut, Pjesë e Historisë së Gazetarisë Kosovare

AGK u ka shprehur ngushëllime familjes e miqve të gazetarit Agim Binaku, i cili vdiq sot në moshën 62 vjeçare, duke thënë se emri i tij do të kujtohet në historinë e gazetarisë kosovare.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) më pikëllim të thellë  ka marrë lajmin për vdekjen e anëtarit të saj, gazetarit shumë vjeçar, Agim Binaku”, thuhet në komunkatë.

AGK shton se vdekja e parakohshme e gazetarit Binaku është humbje e madhe për gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë.

“Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare. AGK, ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Agim Binaku”, përfundon komunikata.

Binaku vdiq sot në moshën 62 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër. Ai ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte qysh nga fillimet e tij tash e gati dy dekada.