Agim Kuçi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes i Kosovës, Burim Ramadani.

Ramadani është nip i Agim Kuçit.

“Komandant Agim Kuçi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kokën lart komandant Agim Kuçi e ka mbajtur gjithherë. Në luftë e në paqe.

E di me krejt shpirt e mendje se Daja Agim do të jetë ballë lart edhe pas kësaj sfide”, ka shkruar zëvendësministri Ramadani në profilin e tij në Facebook.

Agim Kuçi ka qenë komandant i Brigadës 122 e më vonë edhe i Brigadës 123 të UÇK-së.