Adem Demaçi varroset me nderime të larta shtetërore

Është varrosur me nderime të larta shtetërore veprimtari Adem Demaçi.

Me ceremoni shtetërore, organizuar nga Zyra e Presidentit, Demaçi është varrosur sot në varrezat e Dëshmorëve në Velani ‘Mendela i Ballkanit’ .

Kurora lulesh mbi varrin e tij vendosën Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kreu i Kuvendit Kadri Veseli dhe, i cili ishte i shoqëruar nga Jakup Kraniqi, Kryeministi Ramush Haradinaj, familjarë e bashkëveprimtar të Adem Demaçit.

Para varrimit u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës se tij.

Adem Demaçi vdiq më 26 korrik në moshën 82 vjeçare.

https://kallxo.com/lideret-ne-nderim-te-vepres-se-adem-demacit/