Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” Përfundon Grevën

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë ka vendosur t’i japë fund grevës të nisur më 1 shtator. Sipas drejtores së shkollës, Violeta Krasniqi, është arritur një marrëveshje me organet komunale.

“Dje ka përfunduar greva, do të fillojmë mësimin në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, dhe atje duhet me e përshtat ambientin për nevoja tona. Natyrisht të mos jetë kjo zgjidhje përfundimtare se prapë nuk është zgjidhje e duhur por sadopak do të jetë më mirë se këtu ku jemi”, tha Krasniqi për KALLXO.com.

KALLXO.com kishte raportuar se si kjo shkollë nuk kishte filluar mësimin e rregullt me 1 shtator në shenjë proteste për kushtet në të cilat punonin.

Edhe prindërit e kësaj shkolle kishin përkrahur kërkesat e mësimdhënësve.