Ushqimi tradicional i Rahovecit në HardhFest 2022. Foto:KALLXO.com

Studimi: Ushqimi më i mirë mund të ulë rrezikun e vdekjeve nga tuberkulozi me 60% 

Provat në shkallë të gjerë në terren që ofruan pako ushqimesh të shëndetshme për të sëmurët dhe familjet e tyre treguan reduktime radikale të vdekjeve, shkruan The Guardian.

Duke qenë infektive, vdekjeprurëse dhe e ndërlidhur për një kohë të gjatë me varfërinë, tuberkulozi shkakton humbje peshe, ndërsa dietat e dobëta e rrisin mundësinë e zhvillimit të sëmundjes. Tani, një studim në Indi ka zbuluar se ushqimi i përmirësuar mund ta zvogëlojë rrezikun e vdekjes me 60% dhe t’i zvogëlojë shanset e infeksionit brenda familjeve me rreth 40%.

India ka barrën më të lartë të tuberkulozit si dhe vdekjeve nga tuberkulozi në nivel global dhe ka nisur një plan ambicioz për ta reduktuar shansën dhe normat e vdekjeve përkatësisht me 80% dhe 90% deri në vitin 2025.

Prova, e quajtur Rations (Reduktimi i Aktivizimit të Tuberkulozit nëpërmjet Përmirësimit të Statusit të Ushqyerjes), është më i madhi deri më tani për të dhënë prova se ushqimi i mirë i përmirëson normat e trajtimit dhe parandalimit të tuberkulozit. Kjo provë e ka marrë mbështetjen nga Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore.

Dr Anurag Bhargava, mjek dhe epidemiolog në Kolegjin Mjekësor Yenepoya në Mangalore, thotë se ndërsa më parë, studime më të vogla kishin treguar një lidhje midis ushqimit më të mirë dhe uljes së vdekshmërisë, rezultatet nuk ishin përfundimtare.

“Ky është prova e parë globalisht për parandalimin e tuberkulozit në anëtarët e familjes me anë të suplementeve ushqimore”, thotë Bhargava, i cili udhëhoqi projektin me gruan e tij, Madhavi, kirurge e kthyer në specialiste të shëndetit publik. Ata filluan studimin tre-vjeçar që përfshin më shumë se 10,000 njerëz në vitin 2019, duke udhëtuar në fshatra të largëta, shpesh të vështira për t’u arritur në shtetin Jharkhand.

Anëtarëve të familjes së dikujt me tuberkuloz infektiv iu dha një shportë ushqimore mujore me 5 kg oriz, 1.5 kg bishtajore dhe pilula mikronutriente për gjashtë muaj. Në dy vitet në vijim, studiuesit zbuluan se rastësia e sëmundjës së tuberkulozit ishte ulur me 39% në 48% krahasuar me njerëzit që nuk merrnin ushqim shtesë.

Pacientët me tuberkuloz morën një shportë ushqimore prej 10 kg mujore të përbërë nga oriz, qumësht pluhur, vaj, bishtajore dhe multivitamina, të cilat, së bashku me barnat e tyre të rregullta kundër tuberkulozit, panë që normat e trajtimit të përmirësoheshin. Studimi zbuloi se një shtim në peshë prej 5% nga shporta e ushqimit në dy muajt e parë të trajtimit uli mundësinë e vdekjes me 60%.

Rreth 75% e pacientëve raportuan aftësinë për t’u kthyer në punë në fund të kursit të trajtimit. Studimi gjithashtu regjistroi rreth dyfishin e shtimit në peshë tek pacientët krahasuar me ata që nuk merrnin suplemente ushqimore.

Më shumë se 80% e pacientëve në studimin Rations ishin nën peshë në fillim, gati gjysma ishin nën peshë të rëndë dhe pothuajse 3% ishin në gjendje të bënin aktivitete normale.

Dyshja e studiuesve burrë dhe grua, thanë se ndërhyrja e hershme për ta përmirësuar ushqyerjen është e rëndësishme pasi shumë pacientë me tuberkuloz vdesin në dy muaj pas kontraktimit të sëmundjes. Shumë ekspertë supozojnë se shtimi në peshë është një rezultat i natyrshëm i trajtimit të tuberkulozit, por kjo mund të mos ndodhë në zonat e pasigurisë ushqimore, siç shihet në një studim të fundit.

”Dëshmitë nga provat e bëra ofrojnë një mjet të rëndësishëm në luftën e Indisë kundër tuberkulozit.

Që nga viti 2018, qeveria indiane u ka dhënë pacientëve me tuberkuloz 500 rupi (5.56 euro) në muaj për t’i ndihmuar ata të paguajnë për një dietë më ushqyese. Qeveria gjithashtu nisi një program të ri shtatorin e kaluar duke u kërkuar kompanive, OJQ-ve dhe anëtarëve të publikut që të “mirësojnë” një pacient me tuberkuloz dhe t’i dërgojnë çdo muaj një pako me ushqime të pasura me lëndë ushqyese.

Për Bhargavas, këto iniciativa janë një hap pozitiv, por ata shqetësohen se nuk ka mjaft donatorë për t’i mbuluar të gjithë pacientët me tuberkuloz dhe sa rregullisht mbërrijnë pakot e ushqimit.

Nga përvoja e tyre, mbështetja ushqimore duhet të jetë në kohë. Gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2020, ekipi në terren vazhdoi të shpërndante shporta ushqimore në fshatra, pavarësisht nga ndërprerja e furnizimeve dhe transportit.

“Në disa zona, fshatarët e frikësuar ngritën barrikada për të ndaluar të huajt të përhapnin virusin. Punonjësit e fushës duhej të thërrisnin familjen në barrikadë për t’u dhënë atyre pjesën e ushqimit”, tha Madhavi.

“Por punëtorët tanë ishin të mahnitshëm. Askush nuk donte të linte asnjë familje paa këtë ushqim. Asnjë dërgesë nuk mungoi edhe pse stafi në terren ishte nervoz për virusin”./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala