Foto: Diabetescare

Mënyrat më të përshtatshme për të trajtuar sëmundjen e sheqerit

Mënyra si e trajtojmë diabetin ka ndryshuar gjatë dekadave të hulumtimit dhe tretmanit ndër vite.

Vite më parë, nëse metamorfina nuk ndihmonte në uljen e sheqerit në gjak, kishte shumë pak opsione tjera për t`u provuar.

Mjekët zakonisht shtonin medikamente orale për të parë nëse një kombinim i ri mund të kryente punë, e nëse ai nuk gjendej, opsioni për të përdorur insulinën futej në prapavijë, shkruan CNN.

Jo shumë kohë më parë, trajtimi me insulinë solli edhe shumë gjëra tjera. Njerëzit kishin frikë se diabeti i tyre ishte shumë keq nëse insulina bëhej e nevojshme. Atyre iu desh të mësonin si të përdorin shiringat dhe gjilpërat, të përshtateshin më dieta strikte dhe të siguroheshin se i fusin në frigorifer shishet e insulinës kur dilnin nga shtëpia. Dhe mbi të gjitha, shkaktimi i nivelit të ulët të sheqerit në gjak paraqiste një shqetësim të vërtetë.

Kurse shishet e reja të insulinës vijnë të para-paketuara “në formë lapsi”, që nuk ka nevojë t’i mbash në frigorifer dhe u duhet vetëm një injektim i një përzierje specifike të insulinës e zgjedhur nga mjeku për të mbajtur gjendjen në kontroll. Doza e saktë ‘merret’ lehtësisht (në vend që të tërhiqet nga një shishe me anë të shiringës), dhe shkopi i injeksionit është gati i padepërtueshëm për shkak të gjilpërave ultra-të holla.

Medikamentet tjera të diabetit vijnë poashtu të paketuara më gjilpëra të holla, dhe disa kanë nevojë për injektim vetëm një herë në javë.

Trajtimi i diabetit 2 me ilaçe injektuese është shumë më pak i përdorshëm tani sesa me regjimin e vjetër të insulinës. Në fakt, insulina është bërë shumë e përshtatshme dhe efektive saqë shumë mjekë rekomandojnë që rregullisht të merret si hap i dytë pas një medikamenti oral, siç është metamorfina.

Fatmirësisht, bashkë me mënyrat e përshtatshme të marrjes së medikamenteve për diabet, ekzistojnë edhe shumë lloje të tretmaneve për njerëz me tipin 2 të diabetit.

Medikamentet më të reja ndihmojnë trupin tuaj në metabolizmin e karbohidrateve ( sheqernave), eliminojnë sasinë e madhe të sheqerit, ose kontrollojnë lëshimin e insulinës tuaj, rrit gjasat për ju dhe mjekun në gjetjen e një tretmani që u bën mirë. Dhe pjesa më e madhe e këtyre medikamenteve të reja vijnë në formë pilule ose në mënyrën më të përshtatshme të stilit të “lapsit”.

Me shtimin e lehtësirave, rritet edhe plani për trajtim, që do të thotë së sa më i lehtë kontrolli i sheqerit në gjak, aq më gjatë do mbeteni me të. Dhe kjo do thotë se kur ju shkoni për të matur nivelin e sheqerit në gjak dhe hemoglobinën A1c, ju thjeshtë do kuptoni se diabeti 2 është në kontroll më të mirë./CNN