Mënyra më e mirë për ta ulur presionin e gjakut - duke mos lëvizur

Ushtrimet “izometrike statike” mund të ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut, zbulon studimi.

Ushtrime të tilla si dërrasa, ura dhe “muri i ulur” mund të ndihmojnë miliona njerëz që kanë nevojë ta ulin presionin e gjakut. Veprimet që angazhojnë muskujt pa lëvizje – ushtrime “izometrike statike” – janë më të mirat për këtë qëllim, sugjeron një studim i bërë.

Studiuesit morën 270 prova klinike, duke përfshirë pothuajse 16,000 individë. Ndryshimet në rrjedhën e gjakut të shkaktuara nga ushtrimet ka të ngjarë të jenë pas përmirësimeve, përfunduan studiuesit.

Presioni i lartë i gjakut i vazhdueshëm mund të rezultojë me probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë sulmet në zemër, goditjet në tru dhe demencën vaskulare. Kjo gjendje prek një në katër të rritur në Britani.

Studimi, i botuar në British Journal of Sports Medicine, zbuloi se ushtrime të tjera, duke përfshirë squats, stërvitje me presion, stërvitje me intervale me intensitet të lartë (HIIT) dhe stërvitje kardiovaskulare, gjithashtu rezultuan në rënie të presionit të gjakut, por në një masë më të vogël. 

Udhëzimet ekzistuese kanë tendencë të rekomandojnë ushtrime aerobike si ecja, vrapimi dhe çiklizmi për ta ulur presionin e gjakut. Studiuesit, nga Universiteti i Canterbury Christ Church, thanë se rekomandimi ishte “ndoshta i vjetëruar”, duke u bazuar kryesisht në të dhënat nga format më të reja të stërvitjes.

Ata kërkuan prova klinike në të cilat njerëzve u ishte kërkuar të ndiqnin programe ushtrimesh për dy ose më shumë javë dhe studiuesit kishin matur çdo efekt në presionin e gjakut në pushim.

Programet përfshinin kurse të ushtrimeve aerobike “kardio”; stërvitje me rezistencë dinamike të tilla si një seri ushtrimesh squats, shtypje dhe pesha; HIIT, dhe ushtrime izometrike. Studiuesit gjetën reduktime të konsiderueshme në presionin e gjakut sistolik dhe diastolik në pushim pas të gjitha kategorive të ushtrimeve, por rëniet më të mëdha në të dyja ishin pas stërvitjeve izometrike. Në një lexim të presionit të gjakut, numri i parë është presioni kur zemra rreh dhe i dyti midis rrahjeve.

Presioni i shëndetshëm i gjakut në pushim u përcaktua nën 130/85 mmHg. Presioni i lartë i gjakut ishte 140/90 mmHg.

Kishte një ulje mesatare të presionit të gjakut prej 4.49/2.53 mmHg pas stërvitjes me ushtrime aerobike; 4.55/3.04mm Hg pas stërvitjes me rezistencë dinamike; 6.04/2.54mmHg pas stërvitjes së kombinuar; 4.08/2.50mmHg pas HIIT; dhe 8.24/4mmHg pas stërvitjes izometrike.

Dr Jamie O’Driscoll, i cili udhëhoqi hulumtimin e lartcekur, tha se ushtrimet izometrike i shtrydhin enët në muskulin e kontraktuar, duke e reduktuar rrjedhjen e gjakut. Kur muskujt u relaksuan, kishte një rrjedhje të ekzagjeruar gjaku, e cila ishte e ndryshme nga ushtrimet e tjera dhe ndoshta çoi në përmirësim më të madh.

O’Driscoll tutje tha se një program ushtrimesh izometrike përfshin zakonisht tetë minuta ushtrime: katër kontraktime muskulore prej dy minutash, të ndara nga një deri në katër minuta pushim, të kryera tri herë në javë. Ushtrimet mund të kryheshin në shtëpi, tha ai, dhe ekipi beson se ishte “shumë i arritshëm në shumicën e popullsisë”. Ata mund të plotësojnë një ushtrim tjetër, shton ai.

Një analizë dytësore zbuloi se përfitimi më i madh ishte tek ata që kryenin “squats izometrike në mur” dhe midis vrapuesve.

Joanne Whitmore, nga Fondacioni Britanik i Zemrës, i përshëndeti këto gjetje, por gjithashtu e vuri theksin tek rëndësia e faktorëve të tjerë, të tillë si mbajtja e një peshe të shëndetshme duke shtuar se ata me sëmundje kardiake duhet të konsultohen me një profesionist shëndetësor për ushtrime më të përshtatshme./The Times

Përgatiti: Nuhi Shala