Armend Mehaj, Favebook

Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë me ushtrime të përbashkëta, Mehaj: Së bashku gjithmonë më të fortë

Ushtrime të përbashkëta kanë zhvilluar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha të shtunën se ushtrimet u zhvilluan para se dy ushtritë të dislokohen në Britaninë e Madhe për një ushtrim të gjerë ndërkombëtarë.

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!” – shkroi ai në Facebook.