Ilustrim

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin Rajonal të Pejës

Spitali Rajonal i Pejës ka njoftuar se 105 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në këtë spital, 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë, katër në maskën CPAP, ndërsa 74 pacientë të tjerë janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve tetë pacientë janë shëruar nga infeksionit SARS-CoV-2.

Në Kosovë rasti i parë me coronavirus është paraqitur më 13 mars të këtij viti, tash e dhjetë muaj në nivel vendi janë regjistruar 48.905, janë shëruar 36.568 ndërsa kanë vdekur 1.256.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.
Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.