Ecja ne natyre - ILUSTRIM - RTK

30 minuta ecje në ditë ndihmon në trajtimin e simptomave të gjata të COVID-19

COVID-i afatgjatë mund të shkaktojë probleme si depresioni dhe diabeti si rezultat i inflamacionit dhe stresit.

Studiuesit supozojnë se stërvitja mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave, bazuar në provat e disponueshme.

30 minuta ushtrime të moderuara mund ta rrisin disponimin, ta përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ta zvogëlojnë inflamacionin.

Ushtrimet e rregullta mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit dhe diabetit të lidhura me COVID-in afatgjatë, sugjeron një studim i ri kërkimor i botuar në Exercise and Sports Science Reviews.

Ndërkohë që kërkimet për COVID-in për një kohë të gjatë janë duke vazhduar, provat aktuale sugjerojnë se inflamacioni i shkaktuar nga infeksioni mund të shkaktojë një kaskadë efektesh anësore te disa njerëz, të tilla si përkeqësimi i shëndetit mendor dhe nivelet e ndërprera të insulinës që shkaktojnë kërdi me sheqerin në gjak.

Kjo, si rezultat, mund ta krijojë një “cikël vicioz” të inflamacionit dhe stresit që çon në probleme me mosfunksionimin e qelizave, sipas Dr. Candida Rebello, autorja kryesore e studimit dhe shkencëtarja kërkimore në Qendrën Kërkimore Biomjekësore Pennington.

Rebello dhe studiues të tjerë të Pennington shqyrtuan kërkimet e disponueshme dhe zbuluan se ushtrimet lehtësonjnë shkaqet rrënjësore të depresionit dhe ankthit të vazhdueshëm të lidhur me COVID, duke e ndërprerë potencialisht ciklin e dëmshëm.

“Ushtrimi e trajton secilin prej këtyre komponentëve, stresin, përgjigjen imune, inflamacionin dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës”, tha ajo për Insider.

Ndërsa hipoteza ende nuk është testuar te pacientët me COVID-19, madje edhe ushtrimet më pak intensive si ecja mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit dhe rikthimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe ndoshta parandalimin ose reduktimin e komplikimeve të tilla si depresioni dhe diabeti, teorizojnë studiuesit.

Çdo ushtrim mund të ndihmojë, por aktiviteti aerobik i moderuar mund të jetë më i miri.

Sikurse ushtrimet aerobike, ashtu edhe ato kardio, dhe ato anaerobe si ngritja e peshave kanë përfitime shëndetësore dhe të dyja mund të ndihmojnë në përmirësimin e simptomave, të tilla si stresi dhe inflamacioni i përfshirë në COVID-in afatgjatë, sipas Rebello.

Megjithatë, ushtrimet aerobike janë lidhur me më shumë përmirësime në ndjeshmërinë ndaj insulinës, kështu që vrapimi, çiklizmi ose ecja mund të jenë më të dobishme për trajtimin e diabetit, tha ajo.

 Gjithashtu nuk keni nevojë të bëni përpjekje të gjithanshme.

“Kur bëhet fjalë për intensitetin e stërvitjes, ka një përgjigje të tillë të ndryshueshme. Kjo varet nga secili individ,” tha Rebello.

Një objektiv i mirë është 30 minuta ushtrime të moderuara aerobike në ditë, tha ajo, bazuar në rekomandimet e përgjithshme aktuale dhe ato që studimet kanë treguar të jenë të dobishme.

Dhe akoma më pak mund të jetë ende një pikënisje e mirë, veçanërisht nëse COVID-i afatgjatë ju ka lënë me efektin anësor të zakonshëm të rraskapitjes së vazhdueshme.

“Nëse keni lodhje, filloni me stërvitje të ngadalta dhe rritini ato gradualisht. Nuk ka rëndësi se nga filloni, përderisa punoni në drejtim të rekomandimeve,” tha ajo.

Ka një arsye për të menduar se ushtrimet mund të ndihmojnë në lehtësimin e lodhjes si një simptomë e vazhdueshme e COVID, gjithashtu.

 “Nuk mund të them asgjë përfundimtare, por ushtrimi është treguar se E përmirëson lodhjen në kushte të tjera. Unë vetëm do të spekuloja nëse do të thoja se do të funksiononte edhe një COVID afatgjatë ,” tha Rebello.

Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se COVID-i afatgjatë mund të shkaktojë lodhje dhe dobësi duke i dëmtuar mitokondritë që fuqizojnë qelizat, dhe ushtrimi i moderuar mund të ndihmojë në forcimin e mitokondrive për t’u rikthyer nga sëmundja.

Fillimi i një rutine ushtrimesh tani mund të jetë parandalues

Nevojiten më shumë kërkime për të testuar se si ushtrimi mund të jetë përfitues për pacientët me COVID me simptoma afatgjata, tha Rebello, dhe një studim i ardhshëm i financuar nga NIH do të ndihmojë për ta bërë një gjë të tillë.

Në ndërkohë, megjithatë, një mori provash aktuale sugjerojnë se ka shumë përfitime për t’i ushtruar pavarësisht, me kërkime të gjera që lidhin aktivitetin fizik me humor më të mirë dhe një sistem imunitar më të shëndetshëm.

Për t’i rritur shanset në shmangien e COVID-it për një kohë të gjatë dhe për ta zhvilluar një rutinë të qëndrueshme stërvitjeje, basti i juaj më e mirë është të filloni të ushtroheni tani, pavarësisht nëse jeni duke përjetuar simptoma afatgjata ose jo, sipas Rebello.

“Nëse keni e pasur COVID-in, bëni ushtrime,” tha ajo. “Mundësia e parandalimit të simptomave afatgjata është mjaft e mirë.”/Insider