Sami Lushtaku me ‘shokë’ paraqiten në gjyqin për alltia në odën e Fatmir Limajt

Ish kryetari i Skenderajt,  Sami Lushtaku ka arritur në gjykatë së bashku me zyrtarë të tjerë që po akuzohen në lidhje me rastin e gjuajtjes me armë në odën e Fatmir Limajt.

Pak para kohës së paraparë për nisjen e seancës, Lushtaku arriti me përcjellje që parandalonin fotografimin e tij.

Në gjykatë arriti edhe Ministri i Tregtisë, Endrit Shala me avokatin Arianit Koci, të shoqëruar edhe nga nje numër i madh i njerëzve.

Në seancë erdhi edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Diasporës, Dardan Gashi.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Më pas, kësaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

 

https://kallxo.com/caktohet-dita-e-gjykimit-ndaj-dardan-gashit-endrit-shales-sami-lushtakut-dhe-te-tjereve-per-gjuajtjet-me-arme/

ETIKETA

11 Shkurt 2019 - 10:17

Marcel Lekaj 11/02/2019 - 10:17
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend