Riparohet Ura e Gurit në Prizren nga dëmet e zjarrit (FOTO)

Komuna e Prizrenit ka filluar me riparimin e ‘Urës së Gurit’ që ishte dëmtuar nga zjarri dy ditë më parë.

Sipas njoftimit pjesa e djegur është pastruar dhe planifikohet të vendoset ndriqim në atë pjesë.

“Harku i urës që ishte djegur tani është pastruar tërësisht, janë larguar të gjitha mbeturinat që ishin në të, janë larguar kabllot elektrike dhe është bërë izolimi i vendit. Gjithashtu janë larguar edhe grilat e hekurta dhe do t’i shtohet edhe ndriçimi”, thuhet në njoftim.

Lidhur me djegjen e urës, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, të martën kishte njoftuar se zjarri kishte nisur nga djegia e disa materialeve.

“Mbramë Ura e Gurit është përfshirë nga zjarri, për fat të mirë pa pasoja të dëmit fizik. Zjarri i shkaktuar nga djegja e materialeve të lëna nën njërin hark të urës, e nxiu një pjesë të këtij monumenti historik të qytetit tonë.”, kishte shkruar Haskuka në Facebook.