EKSKLUZIVE: Raporti i Plotë për Demarkacionin

Tre ekspertët ndërkombëtarë, Fletcher Burton, Herbert Wilmes dhe Fred Newton ia kanë dorëzuar Presidentes Atifete Jahjaga raportin e tyre për përcaktimin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi.

KALLXO.com ka siguruar një kopje të këtij raporti i cili përbëhet nga dy pjesë: të gjeturat dhe rekomandimet.

Përmbledhja e raportit fillon me konkludiminse komisioni ad- hoc, bazuar në kriteret themelore ligjore dhe teknike “ka përmbushur standardet ndërkombëtare”.

Pasi shpjegohet se anëtarët e komisionit në dy javë kanë takuar të gjithë akterët relevantë dhe kanë dëgjuar me vëmendje të gjitha palët e interesit, raporti thotë se vëmendje të vecantë u kanë kushtuar dokumenteve dhe hartave.

“U përqendruam në Cakor dhe Kullë, dy pikat e kontestuara… Kuptuam nga qytetarët thellësinë e ndjenjave që kanë të bëjnë me këtë çështje, siç ndodh shpesh në gjithë botën kur flitet për ndarjen e kufirit”.

“Gjatë konsultimeve tona me përfaqësuesit e KFOR-it, ne konfirmuam se hartat e KFOR-it aktualisht në përdorim, ndjekin linjën e njëjtë me komunat e zonës kufitare Kosovë- Mali i Zi, gjithashtu të njëjtën vijë të përcaktuar nga ana e dy komisioneve shtetërore”, thuhet në raport.

Në aspektin ligjor, ekspertët kanë nënvizuar tri kategori me rëndësi të veçantë, duke përmendur Kushtetutën e Ish-Jugosllavisë së vitit 1974, Planin e Ahtisarit të vitit 2007 dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të vitit 2008.

“Këto dokumente jo vetëm formuan shtetin e pavarur, por edhe i dhanë formë territorit”, thotë raporti.

Raporti (1) Raporti (2) Raporti (3) Raporti (4) Raporti (5) Raporti (6) Raporti (7) Raporti (8) Raporti (9) Raporti (10)