Kështu dukej Qendra për Punë Sociale në Prishtinë deri në ditën kur raportoi KALLXO.com – Foto: KALLXO.com

Qendra për Punë Sociale Rregullohet pas Raportimit të KALLXO.com

Afërsish dy javë pas raportimit të KALLXO.com, ambientet e Qendrës për Punës Sociale te “Qafa” në Prishtinë kanë ndryshuar krejtësisht.

Muret e plasaritura, rrjedhjet e ujit dhe era e kanalizimit nuk do të jenë më problem për punëtorët dhe palët që frekuentojnë këtë Qendër.

Rreth dy javë pas publikimit të artikullit për gjendjen e mjerueshme në Qendrën për Punë Sociale, bëhet e ditur se Komuna e Prishtinës ka reaguar duke përmirësuar infrastrukturën brenda objektit.

Në shtator të këtij viti, KALLXO.com ka publikuar disa fotografi përmes së cilave vërehen kushtet e rënda në të cilat punojnë 15 punonjës socialë dhe trajtohen mesatarisht 30 palë në ditë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi, përmes të cilave mund të vërehet dallimi i objektit para dhe pas raportimit.

Qendra për Punës Sociale te “Qafa” – Foto: KALLXO.com