Foto Ilustrim

Dëmtonte lapidarët e varrezave të fshatit, intervistohet nga Qendra për Punë Sociale

Një person i moshës së mitur raportohet se ka dëmtuar disa nga lapidarët e varrezave të fshatit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyzë të komunës së Podujevës.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe nënës së tij.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori.

Rasti vazhdon të hetohet.