Ilustrim

Prizrenasit arrestohen për posedim të marihuanës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që gjatë kontrollimit të tyre u janë gjetur dhe konfiskuar  62.25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:20 në rrugën “Tirana” dhe se të përfshrië ishin tre persona, por se njëri prej tre të dyshuarve është i mitur.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.