Cila është buka më e shëndetshme për t`u ngrënë?

Sipas një studimi të vitit 2017, do ishte  ide e mirë të merren dy deri në tre racione ditore me drithëra, të cilat mund të gjenden në bukë, pasi ato mund të parandalojnë diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin kolorektal, pankreasit dhe stomakut.

Nëse po kërkoni për bukën më të shëndetshme, ka shumë faktorë për t’u marrë parasysh, si lloji që blini, çfarë hani me të dhe sa e ekuilibruar është sasia që merrni- thotë nutricionistja dietike Natalie Mokari.

A janë të shëndetshme buka e grurit, e bardhë  dhe ajo e fermentuar?

A ka ndonjë lloj buke që është më ushqyese se të tjerat? Kjo varet nga ajo që ju kërkoni.

Buka e grurit ofron më shumë vitamina, drithëra dhe fibra, ato kanë më pak ndikim negativ në sheqerin në gjak, gjë që mund të jetë e dobishme për njerëzit që kanë rezistencë ndaj insulinës, tha Mokari.

Por, disa njerëz thjesht kanë preferencë të fortë për bukën e bardhë dhe për ta, Mokari u thotë, vetëm të vazhdojnë përpara.

“Nëse i zbërtheni dhe i vendosni etiketat krah për krah, nuk janë vërtet aq të ndryshme”, tha ajo.

Për ata që kanë shqetësime për shëndetin e zorrëve ose që duan të kenë shijen e bukës së bardhë pa të njëjtin nivel rafinimi, ajo sugjeroi të provoni brumin e thartë.

Brumi i thartë fermentohet, është proces që mund të jetë i dobishëm për mikrobiomet e zorrëve, dhe nëse keni me të vërtetë brumë të thartuar, mund të jeni në gjendje ta tretni glutenin më lehtë.

Përtej llojit të bukës, Mokari rekomandoi të shikohet se si bëhet kjo bukë. Kërkoni përbërës të thjeshtë, si mielli, uji, kripa dhe maja(brum për rritje).

“Për të shmangur etiketat mashtruese, kontrolloni listën e përbërësve – fjala e parë duhet të jetë “e plotë” nëse është me të vërtetë bukë me drithëra, shtoi ajo.

Për pak fibra shtesë, kërkoni bukë me fara në kore, -shtoi tutje.

“Dhe nëse është e mundur, blerja nga furrat lokale mund t’ju ndihmojë të gjeni bukë të freskët dhe cilësore me përbërës të thjeshtë”, këshilloi më tej ajo.

Për bukën dietike apo me pak karbohidrate Mokari theksoi se zakonisht ka më shumë përbërës të shtuar dhe të panevojshëm për t’i bërë ato të shijojnë më mirë.

Shtoni yndyrna dhe proteina të shëndetshme në bukë

Rrallë herë njerëzit hanë vetëm bukë, prandaj është e rëndësishme të mendohet për ushqimin e të gjithë vaktit.

Nëse jeni të shqetësuar për nivelin e sheqerit në gjak, buka mund të jetë pjesë e një vakti të ekuilibruar nëse shtoni yndyrna dhe proteina të shëndetshme, tha Mokari.

“Pavarësisht a është bukë me drithëra integrale apo bukë e bardhë, u inkurajoj që gjithmonë të shoqëroni një proteinë dhe një yndyrë me të,” shtoi Mokari.

“Për shembull, nëse jeni duke bërë mëngjes, provoni të kombinoni tostin me vezë, avokado ose gjalpë kikiriku”, shtoi ajo. CNN