Foto: Kallxo.com

Përzgjidhet Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Banesore

Ndërmarrja Publike Banesore sapo ka përfunduar  përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj.

“Këtë proces e kryem së bashku me Genc Sherifin dhe Vesel Makollin, si dhe bashkë me përfaqësues të Ambasadës Britaneze dhe BIRN “ ka shkruar ai në Facebook duke shtruar se kjo ndodhë për herë të parë jo vetëm ne Komunën e Prishtinës, por në ndonjë ndërmarrje publike lokale.

Sipas Kukajt risia e këtij bordi të ri është se janë emëruar edhe dy gra.

“Ishte një javë e lodhshme për ne, por shumë e rëndësishme për këtë ndërmarrje. Jam jashtëzakonisht i lumtur që top katërshja jonë ishte IDENTIKE me top katërshen e britanezëve. E po ashtu jam jashtëzakonisht i lumtur që i kemi dy gra pjesë të këtij bordi” theksoi ai