Pastrimi i mbeturinave në Bellanicë
Pas raportimit të KALLXO.com, Bellanica pastrohet nga mbeturinat
05.12.2018 - 13:56
Pesë ditë pas raportimit të KALLXO.com se një deponi ilegale e mbeturinave gjendet në fshatin Bellanicë të Malishevës ka nisur pastrimi i pjesës se quajtur Mrizë.
Sipas një qytetari, kompania Ekoregjioni ka angazhuar një punëtor në pastrimin e sasisë së madhe të mbeturinave.
KALLXO.com disa ditë me parë raportoi se përderisa në të gjithë Kosovën po zhvillohet aksioni i pastrimit të përgjithshëm, një qytet i Kosovës po përballet me një situatë të palakmueshme të mbeturinave.
https://kallxo.com/fotografi-skandaloze-nga-bellanica/
KALLXo.com raportoi se përveç kësaj pjese të quajtur Mrizë në Bellanicë, mbeturinat kanë mbuluar edhe pjesën e rrjedhës së lumit Mirusha.