Oborri i Shtëpisë së Kulturës shndërrohet në kullosë për bagëti (FOTO)

E njohur për aktivitete kulturore, arsimore e të tjera në të mirë të komunitetit, Shtëpia e Kulturës në Novosellë të Pejës duket se ka ndërruar destinimin.

Sipas një qytetari, për shkak të papërgjegjësisë së mirëmbajtësve, oborri i Shtëpisë së Kulturës është shndërruar në vend ku po kullosin bagëtitë e fshatit.

Qytetari ka dërguar në KALLXO.com foto në të cilat shihet një kalë duke kullotur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: