Foto: Arkiv

Në Vend të Vuçiqit, Vjen Gjuriqi

Njoftimi për këtë tubim është bërë sot nga dega në Leposaviq e Partisë Progresiste Serbe, e cila e ka kandiduar Vuçiqin për President.

Gjuriq në këtë tubim do të jetë i shoqëruar nga ministrat Nikola Selakoviq dhe Bratislav Gasiq.

Tubimi pritet të fillojë në orën 13:00.

Besim Hoti, zëvendës drejtor i Policisë për rajonin e Veriut, tha për BIRN se Gjuriq e ka një autorizim për të hyrë në Kosovë.

Vizita e Gjuriqit vjen pasi Vuçiq anuloi vizitën e tij të paralajmëruar për sot duke u ankuar në “presione’ nga ana e qeverisë së Kosovës.

Grupe qytetarësh sot kanë bllokuar disa rrugë nëpër Kosovë në shenjë proteste ndaj këtij tubimi.

http://kallxo.com/qytetaret-bllokojne-magjistralet-shkaku-zgjedhjeve-serbe-ne-kosove/