Zyrtare: Bekim Shotani trajner i Llapit

Llapi sot edhe zyrtarisht ka emëruar trajnerin e ri. Bekim Shotani do ta udhëheq skuadrën e Llapit deri në fund të këtij sezoni.

KF Llapi për nënshkrimin e Shotanit e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare të saj në Facebook.

Llapi para një jave ka shkarkuar nga posti i trajnerit Bylbyl Sokolin. Skuadra e Llapit është në pozitën e dytë pas Prishtinës në Super Ligën e Kosovës.