Lideri i Malajzisë | Foto: RTV 21

Vendi me liderin më të vjetër në botë

Mahthir Mohamad pritet që të bëhet udhëheqësi më i vjetër në botë. Në moshën 92 vjeçare ai ka shënuar një fitore të befasishme.

Por, zgjedhjet e përgjithshme në Malajazi nuk kanë shënuar vetëm këtë të veçantë. Kjo sepse ato i ka humbur koalicioni që ka drejtuar vendin që prej vitit 1957.

Komisioni Zgjedhor raporton se aleanca e opozitës së Mahathirit fitoi 115 vende në parlament, duke tejkaluar pragun e 112 vendeve të nevojshme për të formuar qeverinë.

Mohamad, i cili më parë ka qenë kryeministër i vendit, ka mposhtur koalicionin e qeverisë, ‘Barisan Nasional’, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 60 vjetësh, qëkur vendi fitoi pavarësinë nga Britania.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por të rivendosim sundimin e ligjit”, deklaroi Mahathiri pas zgjedhjeve.

Ky moment historik u prit me shumë shpresë në vend, përkrahës të Mohamad kanë festuar rrugëve të vendit.