Torreira dëshiron të transferohet në Milan

Mesfushori i Uruguait dhe Arsenalit Lucas Torreira, dëshiron të ndërroj ambient, të transferohet në Itali te skuadra e Milanit.

Milan pak ditë më herët e zyrtarizoi si trajner të ri Marco Giampaolon nga skuadra e Sampdorias.

Pikërisht Torreira në vitin 2018 ishte transferuar nga Sampdoria në Arsenal.

Sipas mediave në Itali, Torreira dëshiron të rikthehet përsëri në Serie A, por kësaj radhe te skuadra e Milanit së bashku me trajnerin Marco Giampaolon.

Sipas “Sport Mediaset” një arsye tjetër përse Torreira dëshiron rikthimin në Itali është se nuk është përshtatur me jetën në Angli.

Mirëpo Arsenal nuk dëshiron ta lejoj të transferohet 23 vjeçarin në Milan, pasi ai kishte një sezon të mirë me ‘Topçinjtë’ në sezonin e fundit.