Super Milot Rashica ia fitoi 15 pikë Werder Bremenit në këtë sezon (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka zhvilluar një super sezon me Werder Bremenin në Bundesligë në këtë edicion.

Djaloshi nga Vushtrria, ia ka bërë 26 paraqitje duke i realizuar nëntë gola dhe pesë asistime.

Sipas faqes së statistikave “Transfermarkt.co.uk”, Milot Rashica në këtë sezon nga nëntë golat e shënuar ia ka fituar pesë ndeshje Werder Bremenit.

Në statistika do të thotë se skuadra e Werder Bremenit, falë Milot Rashicës këtë sezon e ka mbyllur me 15 pikë më shumë.

Werder Bremen e mbylli sezonin në vendin e tetë me 53 pikë.