Foto: FHK

Shënohet 65-vjetori i themelimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës

Sot është shënuar 65-vjetori i themelimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, është shprehur i kënaqur dhe krenar për të arriturat e hendbollit gjatë dekadave.

Në këtë ceremoni u shfaq edhe një dokumentar ku u paraqit puna e shumë brezave për hendbollin kosovar.

Dokumentari me regji të Orhan Kerkezit dhe skenar të Izet Gjinovcit e Orhan Kerkezit ishte emocional dhe gjithëpërfshirës, ndërsa nga të pranishmit u vlerësua shumë lartë. Në të u paraqitën periudhat nëpër të cilët ka kaluar hendbolli kosovar, sukseset e vështirësitë dhe momentet më të lavdishme të historisë shumë të pasur të hendbollit. Dokumentari i përgatitur në mënyrë profesionale përcjelli te të pranishmit emocionet që sjell loja e hendbollit dhe zhvillimet rreth këtij sporti.