Foto/Roma/Twitter

 Roma shënon fitore dhe hyn në zonën që e dërgon në Ligën e Kampionëve (Foto)

Roma ka shënuar një fitore mjaftë të vështirë ndaj Torinos me rezultat 3-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Serie A.

Për romakët nuk nisi mirë, pasi në minutën e 6’, u lëndua sulmuesi turk Cengiz Under, e në vend të tij u fut El Shaarawy.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 15’ me një gol të bukur nga mesfushori Zaniolo.

Roma e dyfishoi epërsinë në minutën e 34’ me golin e Kolvarov nga penalltia.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, për vendasit.

Në pjesën e dytë e pamë një lojë krejtësisht ndryshe.

Torino u zgjua nga gjumi i thellë dhe arriti ta ngushtoj epërsinë në minutën e 51’ me mesfushorin Tomas Rincon.

Mysafirët e barazuan rezultatin me mbrojtësin Ansald në minutën e 67’.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe e rikthyen rezultatin me El Shaarawyn në minutën e 73’.

Pas kësaj fitore Roma ngritet në vendin e katërt me 33 pikë.