Ringjallet Telefoni Legjendar Nokia

HMD Global vazhdon të ringjallë telefonat legjendar të Nokia-s, dhe këtë herë erdhi modeli Nokia 8110. Telefoni Nokia 8110 ka fituar statusin e tij të kultit në Matrix (të gjithë kujtojmë skenën ku Neo përdor Nokia 8110 dhe kërkon “Armë – Shumë Armë”). Nokia 8110 4G përmban një dizajn të lakueshëm të njohur dhe madje vjen në opsionin e ngjyrës së verdhë banane, si dhe variantet më serioze tradicionale të zezë. Gjithashtu, në pjesën e poshtme ka një slider-cover, që siguron ndjeshmëri të prekshme kur bëhen thirrjet.

Telefoni është i bazuar në të njëjtë platformë sikurse edhe Nokia 3310 4G, përkatësisht përdor YunOS. Pajisja ka Google Search, Maps dhe mbështetjen për Assistant. Me këtë model nuk mund të hyni në Matrix, por Nokia 8110 4G do t’ju mundësojë qasjen në Facebook dhe Twitter. Nokia premton mbështetje edhe për disa aplikacione, të cialt janë në zhvillim.

Telefoni ka procesor Snapdragon 205, ekran 2.4 inç me rezolucion QHD. Bateria ka 1500mAh dhe zgjat mbi 9 orë për thirrjet VoLTE, si dhe mbi 48 orë gjatë dëgjimit të muzikës. Ekziston edhe versioni me një dhe dy SIM kartela. Nokia 8110 4G do të dalë në treg në muajin maj me çmim prej 80 eurosh. 31 Të ngjajshme Nokia punon në telefonin e ri me 6 kamera Telefoni Nokia 5 bëhet me version 3GB RAM Nis shitja e Nokia 3310 3G në Evropë Nokia sjell tri modele të reja në vitin 2018 Ja kur do të dalë Nokia 8 me 6GB RAM Nokia nuk do të dalë në tregun e SHBA-së, kjo është arsyeja