PSG gjen zëvendësuesin e Thiago Mottas në Rusi

Paris Saint Germain, duket se më në fund e ka gjetur zëvendësuesin e mesfushorit Thiago Motta.

Sipas “Paris United”, PSG-ja, e ka identifikuar mesfushorin e Zenit St Petersburg, Leonardo Parades, si lojtarin e duhur për mesfushën parisiene.

24-vjeçari pritet t’i kushtoj Parisit 28 milionë euro, shumë e përballueshme për sheikët e PSG-së.

Paredes u transferua tek Zeniti nga Roma në afatin kalimtar të verës për 23 milionë euro.