Foto: Kallxo.com

Prishtina mposhtet me penallti, Trepça '89 kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës (Foto)

Trepça 89’ ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi e ka mposhtur Prishtinën, pas ekzekutimit të penalltive  me rezultatin 5-4, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në pjesën e parë të dy ekipet e kishin nga një rast të mirë për gol, por portierët ishin në formë të mirë dhe nuk lejuan të mposhten.

Pjesa e dytë nuk pati ndonjë mundësi të mirë për gol për asnjërën skuadër dhe kështu skuadrat shkuan në vazhdime.

Edhe në vazhdime dy herë nga 15 minuta nuk pati gola.

Ishin penalltitë që vendosen për fatin e fituesit.

Trepça 89’ u tregua më e saktë dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosvës, pasi shënoi fitore me rezultat 5-4.

Më herët janë kualifikuar për gjysmëfinale ekipet e Vëllaznimit, Feronikelit dhe Ballkanit.