Prishtina mposht me rezultat të thellë Trepçën, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

KB Prishtina ka treguar se është tepër skuadër e fortë për Trepçën duke e mposhtur me rezultat të thellë 99:58, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Në çerekun e parë Prishtina tregoi se në këtë ndeshje do të jetë fitues i kësaj ndeshje, me rezultat 26-10.

Çereku i dytë ishte pothuajse i njëjtë nga Prishtina, pasi shënoi 26 pikë e Trepça ishte më e mirë duke i shënuar tri pikë më shumë pra, 13.

Edhe çereku i tretë ishte i njëjtë me 26 pikë për kryeqytetasit, ndërsa xehetarët i shënuan vetëm 8 pikë.

Trajneri Damir Mulaomerovic në çerekun e fundit i dha hapësirë më shumë basketbollistëve të rinj për ta treguar veten. Pikërisht këtë çerek e fituan Trepça me rezultat 27-21.

Por, rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte i thellë 99:58.

Koshashënuesi më i mirë te Prishtina ishte përforcimi i ri i bardhëkaltërve Rodney Bullock me 19 pikë.

Kurse te Trepça Besnik Azemi me 18 pikë.

Prishtina me këtë fitore kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku e pret fituesin e ndeshjes – Feronikeli- Ylli.