Prishtina mbetet pa dy lojtarë, Bekteshi e Dallku ndëshkohen me të kuq (Foto)

Prishtinës nuk po i shkon asgjë mirë në ndeshjen ndaj skuadrës nga Gjibraltari St. Josehp’s.

Kapiteni Armend Dallku dhe Leotrim Bekteshi janë ndëshkuar me karton të kuq, të dy në minutën e 48-të.

Leotrim Bekteshi fillimisht në minutën e 14-të ishte ndëshkuar me karton të verdh kurse kartonin e dytë të verdhë e kishte marrë në minutën e 48-të duke u ndëshkuar me të kuq.

Ndërsa kapiteni Armend Dallku është ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e 48-të.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të kualifikimeve për Europa League.

Rezultati aktualisht, kur po luhet minuta e 65-të, është i barabartë 0-0.