Pas penalltisë qesharake, Sterling i kërkon falje gjyqtarit

Raheem Sterling, mbrëmë në ndeshjen ndaj Shkhtar Donetsk, fitoi një penallti “fantazmë”, dhe për këtë u bë hit në mediat ndërkombëtare.

Penalltia e dhënë për Sterlingun, u kritikua edhe nga trajneri i tij Pep Guardiola, i cili tha duhet sistemi VAR të futet menjëherë në Ligën e Kampionëve.

Menjëherë pas ndeshjes, të gjithë analistët e huaj, kritikuan gjestin e Sterlingut.

Ndërsa vet anglezi Sterling, ka vendosur të marrë përgjegjësinë përsipër duke kërkuar falje publikë për atë se çka ndodhi mbrëmë.

 

PËR TA PARË PENALLTINË KLIKONI KËTU.

Sterling ka thënë se nuk e kuptoi se çfarë ndodhi, dhe se i kërkon ndjesë gjyqtarit të ndeshjes.

“Doja të ngrija topin dhe se kuptova çfarë ndodhi, nuk ndjeva kontakt. Rrëshqita me topin. I kërkoj ndjesë arbitrit”, ka thënë Sterling duke kërkuar falje.

Manchester City dje e ka mposhtur Shakhtar Donetskin me rezultat prej 6-0, ndërsa Sterling e fitoi penalltinë “fantazmë” dhe shënoi një gol në pjesën e dytë.