Pas Barcelonës edhe PSG-ja hyn në garë për shërbimet e De Jong

Paris Saint Germain, iu është bashkangjitur garës për së bashku me Manchester Cityn dhe Barcelonën, për shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Frenkie De Jong.

Sipas gazetes spanjolle “Sport”, Barcelona është shumë afër që të nënshkruaj me mesfushorin e ri De Jong, por këtu kanë ndërhyrë PSG-ja dhe Manchester City, të cilat janë të gatshmë të paguajnë deri në 80 milionë euro për të.

Kampioni i La Ligas, shpreson që 21- vjeçari De Jong, ta zgjedh Barcelonën, përpara parave të Manchester Cityt, dhe Barcelonës.

De Jong në vitin 2017-të kishte nënshkruar kontratë të re me Ajaxin deri në vitin 2022.