Foto: Facebook

Paqueta: Ja pse kam zgjedhur të luaj për Milanin

Mesfushori me tipare sulmuese i Flamengos ka zbuluar se përse ka zgjedhur që të transferohet në Serie A te Milan, në afatin kalimtar të janarit.

Paqueta ka konfirmuar se do ta bartë numrin 39 me skuadrën e re.

Mesfushori i Flamengos pritet që këtë jave të arrij në Milan, për ta kompletuar transferimin e tij te ‘kuqezinjtë’.

“Do ta barti numrin 39. Është numri i cili kam debutuar me të në ekipin e parë të Flamengos, ai më sjelli fat”, ka thënë ai për mediat braziliane.

Tutje Paqueta ka treguar se transferimi i tij në Itali ka ndodhur falë drejtorit sportive Leonardo.

“Nëse unë kam zgjedhur Rossonerët, është e gjitha falë Leonardos. Ai më thirri mua dhe më bindi menjëherë. Une e kuptova se Milan ka një projekt serioz për karrierën time dhe kjo është esenciale për një lojtar të ri i cili arrinë në Evorpë. Menxi pres që të startoj”, ka përfunduar Lucas Paqueta.

Braziliani Paqueta do t’i kushtojë Milanit plotë 35 milionë euro.