Napoli rikthehet tek fitorja (Foto)

Napoli ka shënuar fitore mjaft të vështirë ndaj Bolognas, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

Arkaduisz Milik e kaloi Napolin në epërsi pas vetëm 16 minutave, pas asistimit të Dries Mertensit.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Santanderin në minutën e 37’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Në pjesën e dytë Napoli përsëri e nisi mirë, pasi në minutën e 51’ e riktheu epërsinë me Milikin.

Bologna përsëri e barazoi rezultatin në minutën e 80’ me Danilon.

Vendasit nuk u dorzuan deri në fund dhe ia arritën qëllimit që t’i ndalin tri pikë në “San Paolo”, me golin e Mertensit në minutën e 88’.

Napoli pas kësaj fitore e përforcon pozitën e dytë me 44 pikë.