Napoli e mposht me lehtësi Salzburgun (Foto)

Napoli e ka mposhtur me rezultat 3-0 Salzburgun në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Italianët e nisën furishëm lojën duke kaluar në epërsi në minutën e 10’ me sulmuesin polak Milik.

Vendasit e dyfishuan epërsinë me mesfushorin Ruiz në minutën e 18’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0.

Në pjesën e dytë lojtar i Salzburgut shënoi autogol në minutën e 58’ për rezultatin 3-0.

Ndeshja e kthimit  luhet sot një javë me 14 mars.