Napoli dhe PSG përsëri pa fitues (Foto)

Edhe ndeshja e kthimit ndërmjet Napolit dhe Paris Saint Germain ka përfunduar pa fitues, por kësaj herë me një rezultat tjetër, 1-1.

Parisi golin e epërsisë e shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë me Juan Bernat, pas asistimit të Kylian Mbappe.

Napoli në pjesën e dytë u përqendrua me të gjitha forcat në sulm, dhe ia arriti qëllimit që ta barazoj rezultatin në minutën e 63-të më Lorenze Insignen nga penalltia.

Napoli pas katër ndeshjeve i prin grupit me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa në vendin e tretë është PSG-ja me 5 pikë e të fundit Crvena Zvezda me 4 pikë.