Basketbollistët e KB Boreas dhe KB Trepçes Foto: Facebook

Mbaron xhiroja e pestë në Superligën e basketbollit, këto janë rezultatet dhe tabela (Foto)

Ka përfunduar xhiroja e pestë e Superligës së basketbollit, që është zhvilluar të shtunën dhe të dielën.

Risi nuk ka nga kreu i tabelës, pasi dy liderët Rahoveci e Prishtina nuk po lëshojnë pe nga vendi i parë.

Bashkimi nga Prizreni shënoi fitore mjaft të vështirë ndaj Lipjanit me rezultat 82:77.
Pas kësaj fitore KB Bashkimi pozicionohet në vendin e gjashtë me shtatë pikë, ndërsa Lipjani në të shtatin me 6 pikë.

Golden Eagle Ylli u mposht në shtëpi të veten nga Z Mobile Prishtina me rezultat të thellë prej 64:82.
Pas kësaj fitore Prishtina e ruan vendin e parë me 10 pikë, ku nga pesë ndeshje ka shënuar plotë pesë fitore.
Ndërsa Golden Eagle Ylli radhitet në pozitën e katërt me shtatë pikë.

Ndeshja më interesante e kësaj xhiroje ishte ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit, ku vendasit shënuan fitore minimale me epërsi prej vetëm dy pikëve. 101:99.
Pas kësaj fitore Rahoveci është i dyti në grup me 10 pikë, aq sa i ka vendi i parë, Prishtina.
Ndërsa Ponte Prizreni është i dyti me tetë pikë.

Borea ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 77:71.

KALLXO.com ia sjell më poshtë rezultatet e xhiros së pesë dhe tabelën: