Basketbollistët e KB Boreas dhe KB Trepçes Foto: Facebook

Mbaron xhiro e shtatë e Superligës në Basketboll (Foto)

Ka mbaruar xhiroja e shtatë në Superligën e basketbollit.

Në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Basketbollit janë zhvilluar tri ndeshje.

Rahoveci të premten ka arritur të shënojë një fitore të lehtë ndaj Lipjanit me rezultat prej 88:66.

Bashkimi  është mposhtur në shtëpi nga Trepça me rezultat prej 84:88.

Kosh-shënuesi më i mirë tek Bashkimi ishte Mike Martin me 28 pikë, ndërsa Besnik Azemi me 25 pikë tek Trepça.

Golden Eagel Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 109 -75 ndaj Boreas.

Kosh-shënuesi më i mirë te Ylli ishte Clayton Terrell me 26 kosha, ndërsa tek Borea, Patrick Wencher me 19 pikë.

Kurse, ndeshja ndërmjet Prizrenit dhe Z Mobile Prishtinas është shtyrë për një orar të pacaktuar.

Pas shtatë xhirove, Rahoveci është në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Prishtina në vendin e dytë me 12 pikë dhe një ndeshje më pak.