Manchester City tregohet i fortë për Crystal Palace (Foto)

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-1, duke e mposhtur Crystal Palacen vendas në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë.

Mysafirët e nisën mirë ndeshjen, pasi në minutën e 15’ kaluan në epërsi me Sterlingun.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë ai që e dyfishoi epërsinë e Cityt ishte përsëri Sterling në minutën e 63’.

Palace e ngushtoi epërsinë në minutën e 81’ me Milivojevic nga gjuajtja e lirë.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Gabriel Jesus në minutën e 90’.

Pas kësaj fitoreje City pozicionohet në vendin e parë me 83 pikë, por Liverpool luan prej orës 17:30 ndaj Chelseas dhe nëse fiton prapë ia rrëmben vendin e parë.